FIDANISHTJA

Mustafa dhe Nevzati inkurajojnë talentin e futbollit, Risi Nuhiun

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa ka pritur në një takim Risi Nuhiun i cili është 9 vjeçar dhe i cili ka marrë ftesë zyrtare nga Bailey Elite Football Akademy në Londër, ku në Britaninë e Madhe ai do t’a prezantoj talentin e tij në futboll.

Me këtë rast kryetari Mustafa ka thënë se ky është një sukses i madh. “Përzgjedhja e Risit është një rezultat inkurajues për familjen, për ne si Komunë dhe për vendin në përgjithësi. Suksesi i Risit sot na lë të kuptojmë që familja ka investuar për një kohë të gjatë në mbështetjen, por edhe avancimin e tij si një talent futbolli, që tani ka hyrë në një garë të madhe të moshatarëve të tij në një shkollë ku futbolli trajtohet në detaje” tha Mustafa.

Ai tha se personalisht jam i kënaqur si i pari i Komunës për këtë përzgjedhje që ka ndodhur për Risin. “Ne si Komunë vazhdimisht kemi mbështetur sportin, kulturën dhe artin në përgjithësi dhe do të vazhdojmë kështu edhe në të ardhmen kuptohet me mundësit që kemi edhe pse e dimë që ato asnjëherë nuk janë të mjaftueshme. Jemi të vetmit në Kosovë që përpos investimeve në sektorët e ndryshëm të sportit, kulturës dhe artit e heqim transportin për ekipet sportive kur kanë lojëra jashtë komunës dhe për këtë jemi lavdëruar dhe falënderuar nga të gjithë sportistët. Kishim gjatë vitit 2012 edhe dy raste të tjera të kësaj natyrë që janë ftuar zyrtarisht nga ekipe futbollistike italiane, dhe atyre u kemi ndihmuar në udhëtim, edhe për Risin do të kontribuojmë diçka sa i përket udhëtimit të tij për në Londër tha Mustafa.

Ndërsa Afrim Nuhiu, babai i Risit tha se gjatë vitit të kaluar më konkretisht në fund të muajit qershor, në Gjilan është mbajtur Kampi i futbollit Anglez, në të cilin kanë marrë pjesë fëmijë nga mosha 8 – 16 vjeçare nga Kosova Lindore, Maqedonia dhe qytete të ndryshme të Kosovës, kamp i cili ka zgjatur tri ditë dhe aty janë testuar një numër i madh fëmijësh dhe nga ky Kamp futbolli, Risi Nuhiu ka marrë ftesë zyrtare nga Bailey Elite Football Akademy në Londër, për t’ia prezantuar talentin e tij ekipeve Angleze siç përmenden në ftesë; Chelsea, Arsenal, Tottenham, Manchester United dhe Liverpool si dhe ekipe të tjera.

Uji Dea

Në këtë Kamp nga dy trajner anglez përfaqësues të Akademisë në fjalë Marc Shack dhe Danny Bailey, kanë vlerësuar lartë talentin dhe potencialin e Risit për futboll, të cilin edhe e kanë përzgjedhur për të vazhduar testimet në Londër të Anglisë.

Kurse drejtori i drejtorisë Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, Veton Nevzati, tha se e inkurajojmë Risin që atje të ketë guximin, gjatë performancës në këtë testim dhe uroi që të përzgjidhet në ndonjërin nga ekipet elite të këtij vendi.

Ndryshe, Risi Nuhiu kursin e futbollit e ka filluar nga mosha 5 vjeçare me trajnerët Haki Azemi dhe Refik Rexhepi dhe së fundi te profesor Arben Zeqiri.

Vet talenti 9-vjeçar Risi Nuhiu, tha se unë po e shohë veten në rrugë për në Angli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.