Uji Dea

Mustafa: Demokracia është respekt për vlerat dhe pikëpamjet e tjetrit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, përmes një mesazhi, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, populli i Kosovës, afirmon demokracinë si vlerë të besimit të shoqërisë njerëzore. Demokracia nënkupton trajtim të barabartë dhe ofrim të mundësive të barabarta për të gjithë, pa asnjë dallim. Demokracia është respekt për vlerat dhe pikëpamjet e tjetrit”, thuhet në mesazhin e kryeministrit.

Mobi Casa

Ai më tej shton se ideali i popullit të Kosovës ka qenë gjithmonë demokratik, duke respektuar dallimet kulturore, politike, sociale.

“Toleranca, zëri plural, e drejta e shprehjes, trajtimi i barabartë, ofrimi i hapësirës që zëri të dëgjohet, janë disa nga parimet mbi të cilat shoqëria e Kosovës po mbështet përpjekjet për demokraci. Me këtë rast uroj të gjithë qytetarët e vendit tonë, për Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, dhe siguroj në emër të Qeverisë së Republikës se Kosovës, se vizioni për Kosovën shtet të lirë dhe demokratik do të jetë vizoni udhëheqës në secilin hap që do ta bëjmë”, shkruan kryeministri.