GRANDEMALL

Mustafa: Demarkacioni nuk zgjidhet me shkencë, është çështje politike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri Isa Mustafa e ka konsideruar si legjitime kërkesën e një pjesë të deputetëve për debat shkencor lidhur me demarkacionin. Mirëpo, ka thënë se shkenca nuk i zgjidhe problemet politike.

Lexojeni të plotë reagimin e Mustafës:

FITORJA

Duke lexuar një kërkesë për trajtimin shkencor e profesional të demarkacionit, që e konsideroj legjitime, mu kujtua fundi i vitit 2008 kur fillova ta drejtoj Prishtinën, si kryetar i saj. PDK gjatë zgjedhjeve kishte akuzuar qeverisjen e LDK-së se e kishte shtruar Sheshin Nënë Tereza me pllaka radioaktive.

Unë kontaktova institute në Gjermani dhe Slloveni për të bërë ekzaminimin e pllakave, pastaj edhe në Kanada. Deri sa po përgatiteshim për ti dërguar pllakat, një drejtor nga radhët e PDK-së, me të cilën ishim në koalicion të qeverisjes komunale, erdhi në zyre dhe më tha: profesor çfarë po bën, mos të mundohemi dhe të shpenzojmë kot sepse ne e kemi ndërtuar këtë kauzë për ta rrëzuar LDK-në. Kjo kapërceu tani, edhe pse në fakt arritëm ta bindim një numër të madh. Njerëzit u besojnë lajmeve të këqija më shumë sesa të mirave, prandaj arritëm ta ndërtojmë si kauzë të qëndrueshme. Por shkenca nuk jep përgjigje në kauza me motive politike. Ato duhet të zhbëhen ashtu si janë ndërtuar, më tha ai. Nga ekzaminimi rezultoi se pllakat nuk ishin radioaktive, por një radioaktivitet i llojit të vet iu bë opinionit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.