Mustafa: Demarkacioni, kusht edhe për formimin e FAK’ut

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka deklaruar se kushdo që ka argumente për humbje të tokës në kufirin me Malin e Zi duhet të deklarohet. Ai ka thënë për transmetuesin publik se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është aty ku është caktuar nga Komisioni shtetëror për përcaktimin e kufirit, e gjithashtu edhe kur është njohur Kosova shtet i pavarur.
Mustafa tha se në Kuvend mund të deklarohet dikush se nëse është falë 8 mijë hektar tokë. Sepse kjo çështje sipas tij mandej është vepër penale.
Ai tha se ata nuk kanë ndryshuar asgjë në kufij, por është i njëjti territor që SHBA-të kanë pranuar si shtet të pavarur.
Kryeministri tha se me mosratifikimin e demarkacionit Kosova humb më shumë se liberalizimin e vizave. “Demarkacioni do të ndodh o tash, o më vonë, por mund të mbetemi pa viza nëse vonohemi”.
Mustafa ka treguar se atij i është thënë qartë që transformimi i FSK’së dhe formimi i Forcave të Armatosura lidhen ngushtë me demarkacionin.
“Nuk do të pranojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës e as NATO’ja që të themelojmë një ushtri e cila do të ketë pastaj probleme kufitare me një shtet fqinj”, ka thënë Mustafa.
Sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe, ai tha se ajo është si një një OJQ, e cila nuk mund të merr vendime shtetërore. Një gjë të tillë sipas tij, e ka konfirmuar edhe Kushtetuesja.
Sa i përket funksionimit të koalicionit, ai tha se së bashku do të mundohen të punojnë sa të munden në të mirë të qytetarëve. Sa i përket privatizimit të tokave ai tha se ka individ që kanë shkelë ligjin, por kjo nuk është punë e PDK-së dhe LDK-së.
Sipas tij koalicioni është i qëndrueshëm, por kanë edhe pakënaqësi, mirëpo ulen diskutojnë dhe i zgjidhin.
Ai tha se me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli kanë diskutuar edhe për ndryshimet në qeveri, për zvogëlimin e ministrive, që pritet të bëhet këtë verë në mënyrë të funksionalizohen në vjeshtë.