UBT

Mustafa: Dega e PDK në Gjilan lëngon rëndë dhe ka probleme të veçanta

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Do të duhej që gjyqësori të merrej me rastet devijante sepse rastësisht nuk u rinumëruan 439 kuti e ne duhet të vazhdojmë me punë normale. Sa më përket mua, do të duhej me i rinumrue të gjitha votat nga fillimi, por është si është dhe pajtohem që të vazhdojmë. Një gjë u pa në Gjilan: Dega e PDK në Gjilan lëngon rëndë dhe ka probleme të veçanta. Pas konstituimit të qeverisë “Thaçi 3” do të duhej me vendosmëri dhe me rregulla të qarta të cilat i zbaton një ekip (edhe më i qartë se vet rregullat) të bëhet konsolidimi i kësaj dege e cila ishte shembull për funksionim deri kah fundi i vitit 2011 ka thënë Qemajl Mustafa.

Qemajl Mustafa ndonëse nuk mori vota të mjaftueshme për tu bërë deputet ai ka zgjedhur facebookun e tij për të pranuar rezultatet e 8 qershorit ashtu siç janë, raporton rajonipress.

“Tashmë rezultatet e zgjedhjeve edhe finalisht e zyrtarisht i kemi pa. Janë ato që janë. Pavarësisht idesë personale për korrektësinë, garën fer, hilet, nderskamcat e deri te ideja dhe konstatimi aty këtu për vjedhjet e mundshme ato janë pranuar si fortë të mira e demokratike nga partitë tona, nga mekanizmat zgjedhor, por edhe nga monitoruesit vendor e ndërkombëtarë” ka shkruar Mustafa.

Fundamenti

Mustafa ka thënë se do të duhej që gjyqësori të merrej me rastet devijante sepse rastësisht nuk u rinumëruan 439 kuti e ne duhet të vazhdojmë me punë normale. “Sa më përket mua, do të duhej me i rinumrue të gjitha votat nga fillimi, por është si është dhe pajtohem që të vazhdojmë. Një gjë u pa në Gjilan: Dega e PDK në Gjilan lëngon rëndë dhe ka probleme të veçanta. Pas konstituimit të qeverisë “Thaçi 3” do të duhej me vendosmëri dhe me rregulla të qarta të cilat i zbaton një ekip (edhe më i qartë se vet rregullat) të bëhet konsolidimi i kësaj dege e cila ishte shembull për funksionim deri kah fundi i vitit 2011” ka shtuar Mustafa.

Sipas tij anëtarët e simpatizuesit e degës në Gjilan nuk e meritojnë këtë strukturë çfarë e prodhuan zgjedhjet e fundit në parti. “Merreni me mend, ne më të mirët memzi arritëm të shpërblehemi me gjysmën e votave të degës dhe kështu kjo degë pësoi fiasko. Tashti e kemi vetëm një deputet me mundësinë që ta kemi edhe një femër ose ndodhë ndonjë lëvizje me themelimin e qeverisë. Sa keq i kemi punët flet fakti që LVV i dërgoi tre deputet nga Gjilani e Nisma me rreth 1000 vota e dërgoi një”.

Me qetësi, por te vendosur duhet ta korrigjojmë gjendjen shpejt dhe të jemi degë lidere në Anamoravë se ndryshe nuk benë. Ne dimë, ne kemi kuadro të shkëlqyeshme dhe me bollëk, neve na duhet vetëm “Të duam” sepse ky vullnet na mungoi dy vitet e fundit. Po e përfundoj me thënien tashmë të njohur :”Të fortë dhe kampion janë ata që dijnë të ringriten pas rënies”. Unë personalisht pranoj të sfidohem me të gjithë ju për ta bërë degën nga fillimi ka thënë Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.