Mustafa: Çfarë deklaron Gjuriqi, është nivel i Pal Lekajt, të dy përdorin gjuhë rrugaçësh

“Çfarë deklaron Gjuriqi, është nivel i Pal Lekajt. Të dy këta shërbehen me gjuhë rrugaçësh”, ka shkruar kryeministri në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.
Kryeministri Isa Mustafa u është përgjigjur deklaratave të Marko Gjuriqit dhe Pal Lekajt.
Mustafa ka reaguar pasi që shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj tha se kryeministri nuk reagon ndaj ultimatumit të Gjuriqit për themelimin e Asociacionit, duke e quajtur atë si “pulë deti që s’i dëgjohet zëri”.
“Çfarë deklaron Gjuriqi, është nivel i Pal Lekajt. Të dy këta shërbehen me gjuhë rrugaçësh”, ka shkruar kryeministri në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.