RCCOLA

Mustafa: “Çështja” Ura e Ibrit, përfundon në qershor

/ 2 minuta lexim

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, rreth takimit të fundit në Bruksel me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq, u prononcua kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

“Isha në Bruksel. Kemi pasur një takim bilateral me palën serbe me ndërmjetës Bashkimi Evropian. Kemi diskutuar çështje me rëndësi, për implementimin e marrëveshjes për diplomat, për çfarë është arritur pajtueshmëria. Është biseduar për lirinë e lëvizjes. Janë përafruar shumë çështjet në këtë drejtim, por ka mbetur që këto çështje të diskutohen dhe të aprovohen në takimin e ardhshëm”, ka thënë Mustafa.

Fundamenti

Sipas tij, në takim është trajtuar çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por jo e negocimit të saj, transmeton Telegrafi.

“Negociatat kanë përfunduar; marrëveshjet janë kryer; vendimi i Gjykatës Kushtetuese është. Atmosfera ka qenë normale. Ajo që kemi kërkuar është që ta bëjmë punën siç është kërkuar me marrëveshje, e edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Do ta kemi agjendën e zhbërjes së strukturave paralele, që të arrihen efektet e normalizimit, që komunat me shumicë serbe punën ta kryejnë si ua lejon ligji. Edhe te çështja e kodit telefonik edhe çështja e energjisë mbetet që pala serbe të përmbush zotimet e veta. Çështja e Urës së Ibrit nuk është diskutuar në mënyrë specifike, mirëpo pritet që të përfundojë në qershor të këtij viti. Ka mbetur që të diskutohet në nivel të grupeve të specializuara çështja teknike e transportit ajror dhe hekurudhor”, ka shtuar ai. /Telegrafi/