RCCOLA

Mustafa: Bujqësia sektor me prioritet për qeverisjen komunale

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qemajl Mustafa të hënën edhe zyrtarisht ka marrë pjesë në shpërndarjen e 70 krerë dhive për 11 familje të fshatit Vërbicë të Zhegovcit. Mustafa i ka përgëzuar këta banorë dhe ka thënë se ky sektor do të jetë me prioritet edhe për vitet e tjera.

Banorët e fshatit Verbicë të Zhegovcit të hënën edhe zyrtarisht kanë përfituar mbi 70 krerë dhi të shpërndara nga Hifer Kosova. Me këtë rast ishte vet kryetari i komunës Qemajl Mustafa që mori pjesë në ceremoninë e shpërndarjes dhe ka falënderuar edhe donatorin, por edhe familjet përfituese.

Mustafa i cili shoqërohej edhe nga Omer Daku tha se sektori i bujqësisë që nga viti 2008 për qeverinë e Kosovës dhe atë lokale ka qenë prioritet dhe do të jetë edhe në të ardhmen. Mustafa tha se ky donacion është i rëndësishëm sepse krijon edhe vende të punës, dhe u ndihmon familjeve që të zhvillohen ekonomikisht.

Mustafa tha se këto 70 krerë dhi e pasurojnë fondin e blegtorisë dhe unë i inkurajojë katër familje që të jetojnë këtu dhe të zhvillohen ekonomikisht. “Unë jam i sigurt se viteve në vijim fondet për sektorin e bujqësisë në përgjithësi do të rriten”.

Për këtë donacion kanë folur edhe Nazmi Rapuca drejtor i bujqësisë dhe Medin Zeqiri zyrtar.

Uji Dea

Familjet përfituese ndërkaq kanë shprehur falënderim për organizatën Heifer Kosova dhe Komunën e Gjilanit. Ramadan Mustafa njëri nga përfituesit tha për rajonipress se këto 6 krerë dhi e ndihmojnë atë që të mirëmbajë familjen e tij pesë anëtaresh.”Unë do t`i ruaj dhe do t`i kultivojë sepse mendoj që të shes edhe djathë dhe qumësht” tha ky banorë.

Edhe Xhymriet Ibrahimi familjar nga Vërbica dhe Isa Mustafa gjithashtu banorë nga ky fshat thanë se kjo ndihmë për ta donë të thotë tepër shumë.”Ne nuk kemi me çka të merremi me tjetër punë, ky është një investim që neve na ndihmon të mirëmbajmë familjet tona” thanë këta banorë.

Tahir Tahiqi nga Hifer Kosova tha se kjo organizatë kryesisht ndihmon familjet e varfra në Kosovë. Ndryshe 70 krerë dhi që janë shpërndarë të hënën janë të racës Aplina, derisa nga ky projekt kanë përfituar 11 familje. Projekti përfshinë dy fshatra si Vërbicë e Zhegocit dhe Zhegocin.

Projekti është 4 vjeçar dhe për katër vite nga ky projekt me pasim të dhuratës do të përfitojnë gjithsejtë 44 familje, krahas dhive familjet përfituese do të marrin nga projekti për çdo vit edhe impute të tjera si: Koncentrate,pleh artificial,farë misri, farë jonxhe dhe trajnime. Komuna në këtë projekt participon me 20 % të shumës së projektit dhe do të ofrojë trajnime profesionale falas, ndërsa donatori Heifer Kosova participon me 80% të shumës së projektit tha Medin Zeqiri zyrtar komunal nga drejtoria e bujqësisë./rajonipress/