Mustafa: Brenda 6 muajve do të kemi plan të zhvillimit kombëtar
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë mbledhjes së Qeverisë, ka bërë të ditur se kabineti i tij është duke punuar për hartimin e planit qeverisës për 4 vjetët e ardhshme.
Mustafa gjatë fjalimit të tij, ka bërë të ditur se, brenda 6 muajve, Qeveria do të del me një plan të zhvillimit kombëtar.
“Ky program do të ofrojë zhvillim ekonomik për Kosovën, do ta forcojë atë karshi partnerëve ndërkombëtarë, do të krijojë mirëqenie për qytetarët”, ka thënë Mustafa gjatë mbledhje së ekzekutivit.
Duke bërë publik pretendimet për krijimin e planit për zhvillim kombëtar, Mustafa ka thënë se, është hera e parë që ndonjë qeveri harton një program të tillë.
“Ky plan qeverisës do të jetë plan i shpresës, i cili do të ofrojë kushte më të mira për jetë, mundësi më të madhe për punësim, etj”.


