ARKATANA

Mustafa: Biseduam për balotazh, do t’i fitojmë 10 komuna

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhje Demokratike të Kosovës (LDK) është mbledhur të mërkurën pasdite, për të diskutuar situatën e re të krijuar pas zgjedhjeve të 22 tetorit.

Kjo parti në zgjedhjet lokale ka dalë e para, duke fituar në disa komuna dhe do të garojë në balotazh në 10 komuna, përfshirë Prishtinën, Gjilanin dhe disa komuna të tjera të mëdha.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha pas mbledhjes për gazetarët se janë mobilizuar dhe presin të fitojnë në shumicën e komunave ku ndodhen në balotazh, raporton Ekonomia Online.

Uji Dea

“Kemi pasur takim me kryetaret e komunave që janë në balotazh. Qëllimi ishte të mbledhim forcat, që të mobilizohemi, t’i mbledhim këshillim e kryetarëve të komunave, të kryetarëve të degëve të LDK-s. Ne besojmë që me një punë të ngjeshur do të arrijmë fitore në këto 10 komuna ku jemi në balotazh ta fitojmë”, tha Mustafa.

Ai shprehu besimin se do ta rikthejnë Prishtinën.

“Premtimet e Arban Abrashit janë premtime që mund të realizohen. Kemi vlerësuar se në Gjilan, gjithashtu, do fitojmë. Kandidatët tanë kanë përparësi ndaj kandidatëve të tjerë”, u shpreh lideri i Lidhjes Demokratike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.