United Hospital

Mustafa: Beteja e Koshares shënon fillimin e çlirimit të Kosovës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa ka përkujtuar 20 vjetorin e Betejës së Koshares.

Në njoftim për media, Mustafa ka thënë se Beteja e Koshares e zhvilluar 20 vite më parë shënon fitoren më të madhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mustafa ka thënë se fitorja në këtë betejë është një ndër pikat më të shndritshme të luftës për liri.

“Beteja e Koshares e zhvilluar 20 vite më parë shënon fitoren më të madhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shënon fillimin e çlirimit të Kosovës. Heqja me luftë e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill 1999, është një prej datave më të rëndësishme në kalendarin e historisë së luftës të Kosovës.

Uji Dea

Kjo betejë është ndër betejat më të përgjakshmet dhe më heroiket të UÇK-së, por njëkohësisht fitorja në këtë betejë është një ndër pikat më të shndritshme të luftës tonë për liri.

Uniteti dhe vendosmëria e ushtarëve tanë dhe shkathtësitë e larta ushtarake bën që këta luftëtarë të triumfojnë në këtë betejë ndaj një armiku të madh dhe të armatosur.

Po ashtu në këtë ditë vlerësojmë lartë dhe përkujtojmë të rënët në këtë betejë dhe anekënd Kosovës.
Vepra e Agim Ramadanit, Sali Çekajt, Abaz Thaçit, Xhemajl Fetahut por edhe vepra e të gjithë heronjve dhe dëshmorëve le të shërbejë si udhërrëfyes i rrugës tonë drejt ndërtimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimit tonë në integrime euratlantike.

Lavdi heronjve dhe dëshmorëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.