Fundamenti

Mustafa beson se koalicioni do ta marr edhe postin e kryetarit të Kuvendit

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në Kuvendin e Kosovës sot janë regjistruar deputetët e dy subjekteve politike, LDK-së dhe AAK-së, ku në formularin e regjistrimit janë regjistruar si një grup i përbashkët LDK-AAK-Nisma.

Përfaqësuesit e partive që tashmë kanë arritur koalicion thonë se ana ligjore ua mundëson krijimin e grupit të përbashkët parlamentar.

Ndërsa, Isa Mustafa do të jetë i propozuari i koalicionit për kryetar të Kuvendit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se ata sot janë regjistruar me përkatësinë politike ashtu siç janë marr vesh, për formimin e grupit të përbashkët parlamentar LDK-AAK-Nisma.

Ai tha se ky grup do të ketë 47 deputetë dhe përmes këtij grupi ata synojnë t’i realizojnë të drejtat e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Derisa, tha se ligjet ua mundësojnë krijimin e grupit të përbashkët parlamentar.

“Ana ligjore është ana kushtetuese sepse deputetët kanë të drejt në mënyrë të pavarur se në cilin grup parlamentar do të veprojnë sipas orientimit të tyre programor. Askush nuk mund të ia përkufizoj këtë të drejt, sepse ajo është e drejt e tyre dhe deputetët tanë janë organizuar për një përcaktim të tillë dhe reflektim të interesave të tyre në Kuvendin e Kosovës”, tha Mustafa.

Kreu i LDK-së, beson se koalicioni tashmë i arritur, do ta marr edhe postin e kryetarit të Kuvendit, duke besuar në votën e deputetëve.

“Ne kemi me shumë vota në Kuvend dhe vota e përcakton se kush do të jetë kryetar i Kuvendit, ashtu siç do ta përcaktoj se kush do ta themeloj qeverinë e Kosovës. Votat janë dhe marrëveshja është që unë të jem i propozuar nga ky grup, përkatësisht nga marrëveshja jonë e tri partive politike”, tha ai.

Uji Dea

Edhe kryetari në dorëheqje i Kuvendit, njëkohësisht kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi tha se deputetët e Nismas do të respektojnë marrëveshjen e arritur dhe do të regjistrohen si një grup.

Ndërsa, tha se rregullorja nuk ua ndalon krijimin e grupit të përbashkët parlamentar para seancës konstituive.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Arben Gashi që ka fituar mandatin e dytë radhazi, thotë se ai u regjistrua sipas vendimit të grupit parlamentar të LDK-së, i cili është LDK-AAK-Nisma, vendim të cilin e ka respektuar ndonëse ka opinion ndryshe ndaj këtij vendimi.

“Nuk kemi vendosur për emra në Këshillin e LDK-së, besoj se shumë shpejt do të vendosim dhe ne do të marrim veprimet e përgjegjshme të cilat do të dalin si vendime të Këshillit të Përgjithshëm. Jo nuk është emri i tij, është se kryetari i Kuvendit të zgjidhet nga radhët e LDK-së. Mund të jetë edhe ai”, tha Gashi.

E, deputetja që ka fituar për herë të parë mandatin e deputetes, Doruntina Maloku, thotë se marrja e besimit ë qytetarëve e ka rritur përgjegjësinë e saj ndaj elektoratit.

“Unë jam regjistruar në emrin tim dhe në emër të subjektit tim politik dhe natyrisht që është një ndjesi e mirë sepse unë jam këtu përfaqësuese e popullit dhe natyrisht që rritë përgjegjësinë time për ato që do të bëjë”, tha Maloku.

Ndërsa, lajmet se ndonjë deputetë i partive të koalicionit mund të dal në grupin parlamentar të PDK-së, Maloku tha se të tilla raportime ka pasur edhe në të kaluarën por gjithherë kanë mbetur në nivel spekulimesh, e të tilla, sipas saj, do të mbesin edhe tash.

E nesër, radhën për tu regjistruar e kanë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata të Nisma për Kosovën dhe deputetët e minoriteteve. /KP/