Mustafa: BE të marrë vendimin për vizat

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur të martën në takim Komisionarin e Bashkimit Evropian për Edukim, Kulturë, Rini dhe Sport, Tibor Navracsics, me të cilin ka biseduar për proceset integruese evropiane të vendit dhe synimin e Qeverisë për të përkrahur avancimin dhe reformat në arsim, kulturë dhe mbështetjen e rinisë e sportit në Kosovë.

Mustafa, siç thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë, ka folur për zhvillimet aktuale në Kosovë, prioritetet e Qeverisë që lidhen me zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, forcimin e shtetit ligjor, si dhe reformat në shëndetësi e aspekte të tjera në kuadër të zhvillimit të vendit.

Eco Higjiena

“Kryeministri Mustafa theksoi se reformat në drejtim të ngritjes së cilësisë në arsim dhe kulturë, si dhe përkrahja e fuqishme për rininë e sportin, janë prioritete të programit qeveritar, duke e njoftuar komisionarin e BE-së me hapat konkretë të Qeverisë në këtë drejtim”./zeri/