UBT

Mustafa: Bajram Rexhepi veprimtar i dalluar që dha kontribut për shtetin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryeministri Mustafa ngushëlloi Familjen Rexhepi pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Familjen Rexhepi, pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

Në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet:

E nderuar Familje Rexhepi,

Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe veprimtarit të dalluar Bajram Rexhepi.

Ndjehemi thellësisht të prekur nga kjo humbje e madhe për Ju dhe për tërë Kosovën.

Mobi Casa

Ish-kryeministri Rexhepi ishte një personalitet dhe veprimtar i shquar i cili dha kontribut të veçantë para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare.

Bajram Rexhepi do të mbetet në historinë më të re të Kosovës, si kryeministri i dalë nga zgjedhjet e para të mbajtura pas luftës, si dhe si kryetar i Mitrovicës, duke kontribuar në avancimin e agjendës shtetndërtuese të Kosovës.

E nderuar Familje Rexhepi,

Më lejoni që në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.