KKVITI

Mustafa: Autostrada “Arbër Xhaferi” vepër e rëndësishme për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në ceremoninë inauguruese të nyjës lidhëse të Autostradës Prishtinë-Han i Elezit, Rruga 6 “Arbër Xhaferi”.

Në këtë ceremoni, ku ishin të pranishëm presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Colleen Hyland, ambasadorja e Turqisë, Kivilcim Kiliç, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, personalitete tjera të jetës politike e qytetarë të shumtë, kryeministri Mustafa tha se inaugurimi i kësaj pjese të autostradës është një punë shumë e madhe dhe e rëndësishme për vendin.

Kryeministri Mustafa, tha po ashtu se inaugurimi i nyjës lidhëse në Konjuh dhe Babush të Autostradës Prishtinë-Han i Elezit, Rruga 6 “Arbër Xhaferi”, është sukses dhe vepër e përbashkët e të gjithëve.

Uji Dea

“Unë dëshiroj t’ju falënderoj shumë për ardhjen tuaj sot në këtë aktivitet të përbashkët, në këtë vepër të përbashkët, në këtë sukses të përbashkët. Për mua është me rëndësi themelore që kemi arrit ta bëjmë një punë shumë të madhe këtë vit dhe vitin e kaluar, se po e inaugurojmë sot një pjesë të rëndësishme të kësaj autostrade. Ju falënderoj shumë për bashkëpunim”, tha kryeministri.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka uruar që sa më shpejtë ta përfundojmë në tërësi kjo autostradë shumë e rëndësishme për Kosovën. /Telegrafi/