ARKATANA

Mustafa: Atakimi i familjes së Vjosa Osmanit është neveritës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka reaguar pas sulmeve që i janë bërë bashkë-partiakes së tij Vjosa Osmani në rrjetet sociale dhe në një pjesë të mediave.

Në këto të fundit kanë qarkulluar disa fotografi, ku kinse babai i Osmanit, ishte pjesë e policisë serbe.

E kjo ka zgjuar reagimin e të parit të LDK-së, e cila ka marrë qeverisjen në vend pas shkarkimit të Qeverisë Kurti.

Mustafa ka thënë se nëse ka pasur argumente, pse ato nuk janë prezantuar para se Vjosa Osmani të zgjidhej kryetare e Kuvendit.

“Atakimi i familjes së Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani është neveritës. Mospajtimet institucionale, rivalitetet partiake dhe politike duhet ti shprehim dhe debatojmë ndërmjet nesh, jo përmes etiketimit të prindërve, fëmijëve apo familjarëve. Kjo është mënyra më morbide e luftës politike”, ka thënë Mustafa.

Uji Dea

Sipas tij, përgjigjja në lidhje me këto sulme ndaj kryetares Vjosa Osmani është se nuk kanë pasur dhe nuk kanë argumente kundër saj, andaj si të tilla janë neveritëse.

“Nëse dikush ka pasur argumente, pse nuk i prezantoi ato, para se Vjosa të zgjidhej Kryetare e Kuvendit. Përgjigja është se nuk kanë pasur dhe nuk kanë”.

“Jam ndër ata që pareshtur më është sulmuar familja. Këto ditë po lexoj se disa që sulmonin dhe etiketonin në forma të ndryshme, tani e kanë filluar betejën ndërmjet tyre për dyshime në njëri tjetrin për abuzime, shantazhime, kurdisje e shumë punë të pista. Të gjithë përfundojnë kështu, por pasojat janë evidente nga njerëz të tillë”, ka shkruar Mustafa.

Ndërkaq, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se një numër i madh shpifjesh, po publikohen e shpërndahen këto ditë, por thotë se kur ato kalojnë çdo kufi dhe tentojnë të cenojnë integritetin familjar, atëherë duhet edhe të reagohet edhe të denoncohen shpifësit e të ndiqen rrugët ligjore. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.