Uji Dea

Mustafa: Ata që i gëzohen vrasjes së veprimtarëve tanë, pak e kanë Hagën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në 28 vjetorin e partisë, foli edhe për ndodhitë e mbrëmshme në Kuvendin e Kosovës, ku për qëllim ishte shfuqizimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special, iniciativë kjo e nisur nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj.

Mustafa tha se LDK dhe Grupi Parlamentar i kësaj partie vlerësojnë se drejtësia duhet të zbatohet në të gjitha rastet dhe për të gjithë pa dallim, kështu duke thënë se vendi dje u ballafaqua me hapa të nxituar për shfuqizimin e Ligjit mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, transmeton Express.

“Vendi ynë dje u ballafaqua me hapa të nxituar për shfuqizimin e Ligjit mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. LDK dhe Grupi ynë parlamentar vlerësoi se çështjet jetike për ekzistencën e vendit duhet të trajtohen me maturi dhe pa nxitim”, tha ish-kryeministri i vendit.

Ai ka shtuar se themelimin e kësaj gjykatë e kanë kërkuar dhe e kanë shkaktuar të njëjtit që sot organizojnë shfuqizimin e saj.

Eco Higjiena

“E kanë kërkuar dhe e meritojnë ata dhe të sojit të atyre që deklarohen se punë e madhe nëse janë vrarë veprimtarët e LDK-së’. Krimi i bërë ndaj çdo njeriu dhe ndaj çdo qytetari pa marrë parasysh përkatësinë etnike, politike, fetare, është krim që duhet të gjykohet dhe dënohet.”, ka thënë Mustafa, derisa ka shtuar se “të tillët e kanë pak të shkojnë në Hagë”.

Mustafa në festimin e 28 vjetorit të LDK’së, tha se nuk shohin asnjë arsye për shfuqizimin e këtij ligji dhe tha se LDK do të kundërshtojë çdo veprim i cili rrezikon Kosovën dhe e kthen atë në kornizat e Rezolutës 1244.

“Kjo nuk do të thotë se LDK ka qenë e ngazëllyer me këtë gjykatë. LDK nuk ka kërkuar themelimin e kësaj gjykate. LDK ka kërkuar drejtësi”, ka shtuar Isa Mustafa./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.