Fundamenti

Mustafa: Asociacioni themelohet vetëm në bazë të vendimit të Kushtetueses

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri Isa Mustafa pas takimit të djeshëm në Bruksel, ka ripërsëritur se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe do të themelohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

KKVITI

“Asociacioni duhet të themelohet në kuadër të kornizave të cilat i ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese, që duhet të jenë në frymën kushtetuese që edhe ai duhet t’i dorëzohet Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim me dekret të Qeverisë, do të thotë se çdo gjë duhet të bëhet me atë që ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese. Nuk ka asnjë mundësi tjetër, që Asociacioni të procedohet më tutje jashtë asaj që Gjykata Kushtetuese ka konstatuar sepse statuti duhet t’i dorëzohet Gjykatës Kushtetuese”, tha Mustafa për RTK-në.