Fundamenti

Mustafa: Asnjë shqiptar nuk do të dalë për të votuar në referendumin serb

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë ka kërkuar që të bojkotohet referendumi i Serbisë nga shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Për këtë, në Klan Kosova, foli kryetari i kësaj partie, njëherësh zëvendëskryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.

“Ne kemi dalë me deklaratë dhe kemi ftuar qytetarët që të mos dalin, por edhe pa i ftuar, ju garantoj se asnjë shqiptarë nuk do të kishte dalë”, tha Mustafa.

Mustafa tha se ky referendum ka qëllim rritjen e censurës në gjyqësorin e Serbisë.

“Nuk përmirëson aspak situatën ekonomike e politike të shqiptarëve”, u shpreh ai.

“Serbia para bashkësisë ndërkombëtare luan rolin e viktimës dhe më këtë autoritetet në Beograd rrahin gjoksin se ne jemi prezentë në Kosovë”.

UBT

Sa i përket moslejimit të krerëve kosovarë për mosmbajtjen e referendumit në Kosovë, Mustafa e cilësoi të duhur.

“Është qëndrim i duhur dhe njëkohësisht i rëndë për shkak të një invazioni që kanë marrë ambasadorët e shtetit të QUINT-it, por një gjë duhet kujtuar se ata janë ambasadorë, asnjë shtet i tyre, apo qeveritë, nuk janë mbledhur për të thënë se referendumi duhet të mbahet në Kosovë. Por serbët dinë të qahen para tyre”, shtoi Mustafa.

“Kosova o duhet një ditë të tregojë shtetësinë dhe zotësinë që mund të menaxhojë shtetin e saj, ose ta ndajë me Serbinë, sepse në këtë situatë, Serbia është prezente në Kosovë.”

“Kjo është Republika e Kosovës dhe ky është fundi”.

“O duhet të jetë një Kosovë e lirë, brenda së cilës futet Presheva me Bujanocin, ose të gjendet një zgjidhje, por zgjidhje le të ofrojnë Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara”./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.