Mobi Casa

Mustafa: Askush tjetër nuk është kujdesur më mirë për shëndetësi, përveç PDK-së

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – E vetmja PDK që po flet për ekonomi me program, për shëndetësi, për arsim. Po flet për paga, për mjek për çdo shtëpi, e për të gjithë resorët që e mbajnë dhe e zhvillojnë shtetin, ka thënë kreu i degës Qemajl Mustafa, në takimin me punëtorët e shëndetësisë, në kuadër të shpalosjes së programit zgjedhor RIMËKËMBJE, të PDK-së.

Duke i falënderuar për punën e madhe që kanë bërë stafi mjekësor në luftë me Covid 19, kryetari Mustafa u zotua se PDK do të rikthejë ligjin e pagave qysh ne fillim të qeverisjes, sepse punëtorët shëndetësor meritojnë më shumë.

RCCOLA

Në këtë frymë folën edhe kandidatët për deputetë, Ilir Tahiri e Sami Hoxha, duke shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e tyre për punëtorët e shëndetësisë, përballë sfidës globale të shekullit, me pandeminë e virusit Covid 19 thuhet në njoftimin e shtabit zgjedhor./rajonipress/