UBT

Mustafa: Askush të mos frikësohet për “Trepçën”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa gjatë takimit me menaxhmentin e “Trepçës” ka thënë se “Trepça” i përket minatorëve, i përket Kosovës dhe me askënd nuk do të diskutohet për pronësinë e saj.

Ardhmëria e “Trepçës” është e pakthim. “Trepça” ka marrë rrugën e vet. Ligji në mënyrën më të mirë e ka bërë zgjidhjen për perspektivën e “Trepçës” dhe tani duhet vetëm të punojmë që të përgatitemi që ta zbatojmë ligjin. Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një vizitë që i ka bërë të hënën “Trepçës” ku është takuar me menaxhmetin me të cilët kanë folur për ligjin e ri.

UBT

Kryeministri Mustafa edhe këtë herë ritheksoi qëndrimin e tij se “Trepça” i përket minatorëve, i përket Kosovës dhe me askënd nuk do të diskutohet pronësia e saj. “Ligji i ri e mundëson organizimin e ‘Trepçës’ në interes të punëtorëve të ‘Trepçës’, në interes të qytetarëve të Mitrovicës dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Zgjidhjet në ligj janë të mrekullueshme edhe sa i përket statusit të punëtorëve, edhe sa i përket përfitimeve që do t’i kenë lokalitetet të cilat do të punojë ‘Trepça’. Por, edhe perspektivës e cila do të mundësohet me tërheqjen e investimeve, qoftë publike, qoftë private, qoftë të kombinuara në të ardhmen për procesimin e produkteve të ‘Trepçës’”, ka thënë kryeministri Mustafa pas takimit me menaxhmetin e kësaj ndërmarrjeje./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.