Fundamenti

Mustafa: Askush nuk përfiton nëse Kosova mbetet e izoluar

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se fushata e Kosovës për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO po has në fushatën negative të Serbisë, e cila nuk fiton asgjë nëse Kosova mbetet vend i izoluar. Ai në një konferencë për shtyp, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, kërkoi përkrahjen e të gjitha vendeve në mënyrë që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë.

“Në javën e dytë të nëntorit në konferencën që do të mbahet do vendoset për Kosovën. Presim që vendet ta votojnë anëtarësimin”, ka thënë Mustafa.

Ai ka kundërshtuar qasjen e Serbisë ndaj këtij anëtarësimi, duke thënë se Serbia dhe askush nuk fiton nga izolimi i vendit tonë.

Hidromorava

“Kosova është shtet demokratik. Kosova është zotuar duke dhënë garanci të kishës ortodokse serbe. As Serbia dhe askush nuk fiton nëse Kosova mbetet e izoluar. Kosova ka marr për obligim ta njeh kishën ortodokse serbe dhe ta respektoj emrin e saj. Ligji për trashëgiminë kulturore do të vazhdoj edhe më tutje të punohet. Kërkoj përkrahjen e merituar të gjitha vendeve për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ne jemi shtet që meritojmë të jemi në një organizatë të tillë”, ka thënë Mustafa.

Zëvendëskryeministri Kujtim Shala tha se MKRS e konsideron çështje të rëndësishme anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Ai tha se Kosova mbron dhe ruan trashëgiminë e saj, andaj nuk ka arsye që Kosova të mbetet e izoluar. Shala shtoi se kemi edhe shumë punë për të bërë në mbrojtjen e trashëgimisë, duke pohuar se trashëgimia kulturore i përket popullit të Kosovës./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.