Mustafa: As “Zajednica” siç e do Serbia, as anarki siç e do opozita

Deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa ka thënë se “Zajednica” nuk do të krijohet. Mustafa ka thënë se inisitucionet e Kosovës nuk do të veprojnë sipas dëshirave të Serbisë, as sipas siç ka thënë ai propagandave të disa forcave politike.
Mustafa përmes Facebook-ut ka dënuar dhunën e përdorur gjatë protestës së djeshme nga ana e protestuesve në drejtim të institucioneve të Kosovës, duke thënë se qytetarët duhet të refuzojnë vendoshmërisht luftën për pushtet të partive opozitare.
Lexojeni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:
“AS “ZAJEDNICA “ AS ANARKIZMI ME KOKTEJE MOLOTOVI QE DJEGIN KOSOVEN
Ne kete perballje te rende me proceset e nderlikuara te shtendertimit te Kosoves tri gjera duhet te behen te qarta si vije e kuqe :
(1) Institucionet e Kosoves, forcat politike , shoqeria civile dhe akteret e tjere pergjegjes per zhvillimet e shtetsise dhe shoqerise sone nuk do te lejojne qe te krijohet “Zajdenica” cfare e deshiron Serbia dhe cfare po e propagojne forca te caktuara politike per ta perdorur ne luften e tyre te papergjegjshem per pushtet. Kosova do te jete e pergjegjshme qe te realizoje obligimet e veta nderkombetare, ne kuader te forcimit te pozicionit te saj nderkombetar dhe forcimit te Partneritetit strategjik euroatlantik dhe do te formoje nje Asociacion te komunave me shumice te qytetareve serbe , te vendosur ne harmoni me rendin ekzistues kushtetues dhe me udhezimet e qarta te Gjykates Kushtetuese te Kosoves.
(2) Qytetaret e Kosoves duhet ta refuzojne vendosmerisht luften per pushtet me priemsa te dhunes e anarkizmit qe shpie ne destabilizim, duhet te refuzojne anarkizmin e prodhuar me koketeje molotovi qe shkuan aq larg sa ti japin flaken policit te Kosoves se pavarur , ne detyre te vet dhe ne mbrojteje te rendit Kushtetues dhe ti japin flaken nderteses se Qeverise se Kosoves, rrezikojne jeten e qytetareve dhe te te rinjeve demonstrante .
(3) Institucionet e Kosoves duhet te bejne kthesen qe kerkon shtetndertimi : shteti ligjor, rrahja e vendosur e korrupcionit, rritja e invetimeve ne punesim dhe shansa te barabarta per qytetaret e Kosoves. MM” (sic), ka shkruar Mustafa.