Eko Higjiena

Mustafa, arsimtarëve: Rrini pranë nxënësve, kërkesat e SBASHK-ut, teke të disa individëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa u është drejtuar mësues dhe arsimtarëve me kërkesën që ata të mos dalin në grevën e paralajmëruar nga SBAShK-u.

Kryeministri ka shkruar në Facebook:

“Në këtë shtet, i kemi borxh njëri-tjetrit por të gjithë ne i kemi borxh Kosovës. Para së gjithash e kemi obligim të kujdesemi për fëmijët dhe të rinjtë tanë, të kenë mësim të rregullt dhe të mos shkaktojmë situata, që ata, në vend se të jenë në klasë dhe në salla të mësimit, të bredhin rrugëve dhe atje ku nuk duhet, nga teket politike dhe kërkesat e pabazuara të disa individëve në sindikatë.

ARKATANA

Punonjësit e arsimit kanë rol fisnik dhe janë prindërit e dytë të fëmijëve tanë. Qeveria ka ndërmarrë masat e domosdoshme dhe ka siguruar mjetet për pagesën e përvojës në punë, përkundër shumë vështirësive buxhetore të cilat i kemi, të cilat janë shumë më të mëdha sesa duken në opinion.

Unë pres nga arsimtarët që ata të jenë pranë nxënësve të tyre dhe të mbajnë mësimin. Është përgjegjësi e madhe të vendoset që nxënësit të lehet në rrugë. Nuk është e drejtë që askush të marrë pagë të plotë e të mos e bëjë punën e vet”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.