Mustafa: Analistët po qesin fall për LDK’në
Kryetari i LDK’së Isa Mustafa thotë se zgjedhjet e brendshme në LDK po shkojnë aq mirë sa janë shembull në rajon. Thotë se analistët po qesin fall për LDK’në.
Shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:
Zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, mund tu shërbejnë jo vetëm subjekteve vendore si shembull i demokracisë, por edhe vendeve në rajon.
Edhe pse janë vajtuese dhe të logjikës së falltareve shumë nga vlerësimet e analistëve për LDK-në, me rëndësi është që shumë nga ta, të dijshëm e të padijshëm, kanë gjetur punë me temën e LDK-së. Ky është edhe një kontribut i LDK-së.
Demokracia e brendshme që po manifestohet në LDK, i shërben emancipimit politik të vendit. I shërben edhe arsimimit demokratik, për çfarë ky vend ka nevojë.


