Uji Dea

Mustafa: Ambiciet tona janë për ta modernizuar arsimin gjilanas

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Qemajl Mustafa dhe Omer Daku pasi kanë inspektuar punimet në shkollën e mesme bujqësore që kap vlerën e mbi 1 milion eurove janë shprehur se arsimi do të mbetet prioritet i kësaj qeverisje në mënyrë që shkolla të modernizohet dhe të bëhet evropiane.

“Arsimi gjilanas do të modernizohet dhe evropianizohet në të gjitha fushat”.Kështu është shprehur Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit derisa të shtunën ka inspektuar punimet në përfundim e sipër të shkollës së mesme bujqësore e cila është projekt i financuar nga “Danida”, daneze dhe Komuna e Gjilanit që kap vlerën e mbi 1 milion eurove.

Mustafa tha se është i kënaqur me dinamikën e punimeve dhe cilësinë e saj. “Është një investim shumë kapital dhe i çmuar për arsimin gjilanas. Arsimi do të mbetet prioritet i lartë i qeverisjes komunale sepse kemi qenë të angazhuar që arsimi të jetë modern dhe i avancuar në hapësirë, në laboratore, kabinete , salla, biblioteka “ etj.

Eco Higjiena

Mustafa tha se nuk do të mbetemi vetëm me këtë shkollë sepse është e planifikuar edhe një shkollë e arteve pamore dhe e muzikës. Sipas tij Gjilani ka nevojë edhe për një shkollë fillore tek tregu i gjelbërtë.

Duke ju referuar premtimeve të kryeministrit Thaçi për të hapur Universitetin publik në Gjilan në tetor të vitit 2013, Mustafa tha se realisht Gjilani dhe ky rajon ndërkufitar e meritojnë një institucion të lartë universitar modern e bashkëkohor. “Universiteti i Gjilanit do të ndodhë në vitin 2013, por ne nuk do të ngutemi sepse jemi të interesuar që të krijojmë një hapësirë të mjaftueshme, meqë ky universitet do të jetë me kritere ndërkombëtare, meqë në të mund të regjistrohen edhe student nga Kosova Lindore, Kumanova, Tuzi e Ulqini dhe shtete tjera përreth. Unë jam i angazhuar maksimalisht që ky projekt madhor të përfundojë si duhet në mënyrë që sektori i arsimit në përgjithësi të jetë i nivelit të përafërt me shtetet e BE-së” tha Mustafa. /rajonipress/