Fundamenti

Mustafa: Ambicia e Luginës për bashkim me Kosovën nuk do të vdes kurrë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Republikën e Serbisë, Ragmi Mustafa në një intervistë për Gazetën Express, ka folur rreth idesë së Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për një korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë si zgjidhje e problemit që potencialisht do të përfundojë me njohje reciproke mes dy shteteve. Mustafa u shpreh se pa u zgjidhur cështja e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës nuk mund të ketë normalizim të mirëfilltë mes Kosovës dhe Serbisë duke e konsideruar legjitime ambicien e shqiptarëve për bashkim me Kosovën.

Këshilli Kombëtar Shqiptar është formuar me Miratimin e Ligjit në vitin 2009, për formimin e këshillave kombëtare të pakicave në Serbi. Këshilli Kombëtar Shqiptar ka mandatin për zgjidhjen e të gjitha çështjeve që janë me interes nacional të shqiptarëve në Serbi.

Plani për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë që po konsiderohet i vdekur (pas Takimit të Berlinit) e që sipas vlerësimeve të ndryshme do ta ndante Luginën e Preshevës ndërsa Veriu do t’i takonte Serbisë megjithatë nuk është plan që kundërshtohet nga përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Ragmi Mustafa, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në një intervistë për Express, ka thënë se megjithatë ideja për një shkëmbim territoresh e prezantuar nga Presidenti Hashim Thaçi, është e pranueshme nga shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Ai thotë se Kuvendi i Kosovës do të nxjerrë një rezolutë për Luginën e Preshevës për t’i ndihmuar atyre sepse sic thotë ai ata nuk kanë alternativa tjera.

Kryetari i KKSH-së u shpreh se pa zgjidhjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës nuk mund të ketë normalizim mes Kosovës dhe Serbisë.

ARKATANA

“Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginë së Preshevës ku përfaqësohen të gjitha partitë politike shqiptare në korrik të vitit 2018 ka nxjerr deklaratën politike ku është konstatuar, se pa zgjidhjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, nuk mund të ketë normalizim të mirëfilltë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”

Mustafa tha se deklarata politike e korrikut 2018, ka në thelb referendumin e vitit 1992 ku shqiptarët e Luginës së Preshevës janë deklaruar për bashkim me Kosovën.

“Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës ka kërkuar; nga Parlamenti, Presidenti dhe Qeveria e Republikës së Kosovës angazhim në funksion të realizimit të kërkesave politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të parashtruara me dokumentet përkatëse në këtë Deklaratë. E në thelb është Referendumi i vitit 1992 ku janë deklaruar për bashkim me Kosovën”.

Sipas Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, ambicia legjitime e shqiptarëve për bashkim me Kosovën nuk do të vdes kurrë.

“Pozicioni politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk ka ndryshuar deri më sot. Ambicia legjitime, kërkesa legjitime e shqiptarëve nuk do të vdes kurrë” u shpreh Mustafa. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.