GRANDEMALL

Mustafa: AAK dyert e hapura, AKR nuk do të preket

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Qemajl Mustafa thotë për rajonipress se nuk pret ndryshime në skenën politike në Gjilan, pavarësisht se zyrtarët e AAK-së kanë shprehur gatishmëri që të hynë dhe të marrin përgjegjësi edhe në nivelin lokal. Sipas tij AAK mund të marrë postin kryesuesit të Kuvendit, kurse për AKR thotë se po funksiononin mirë si partner.

Mustafa thotë se AAK mund të jetë pjesë e jona sipas propozimit të tyre që kanë qenë shumë praktik. “E kanë kërkuar vetëm kryesuesin e Kuvendit për të na e dhënë përkrahjen edhe me 5 vende në Kuvend. PDK nuk ka lëvizur nga pozicioni i saj”.

Por Mustafa ka përjashtuar çfarëdo mundësie që të ketë ndonjë ndryshim apo lëvizje sa i përket partnerit tjetër të koalicionit në Gjilan, AKR-së. “Nuk ka asnjë arsye që të mendohet rreth AKR-së e cila funksionon fort mirë në koalicion me PDK” tha Mustafa.

FIDANISHTJA

Por kreu i Gjilanit thotë se nuk mendon se AKR ia lëshon vendin AAK-së në qendër sepse nuk e beson që PDK e largon AKR. “Bëhet reduktim i vendeve të posteve të larta për partnerët në koalicion dhe i bëhet vend meritor AAK-së, së paku kjo është ideja ime”.

Mustafa mendon se nuk do të ketë rritje të ministrive kurse për PDK thotë se e ka rastin e mirë që nga vera që shkoi të forcohet me partner shtesë në Kuvend. “Por ajo këtë nuk po e shfrytëzon për teke të ndonjë individi e që reflekton plogështi të degës në Gjilan për tu marrë seriozisht me problemin ose më mirë të themi për t`u marrë seriozisht me politikën e komunës” tha Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.