Uji Dea

Mustafa: 70 kosovarë në ISIS

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryeministri Isa Mustafa ka bërë të ditur se numri i kosovarëve që po luftojnë në Siri dhe Irak ka rënë në më pak se 70, krahas 300 vetave sa kanë qenë gjatë viteve të fundit.

Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se është keqkuptim dhe paragjykim që Kosova të identifikohet me lumenj te emigrantëve nga Siria, Iraku dhe Afganistani, pasi që, sipas tij, gjatë dhjetorit të vitit të kaluar vetëm pesë qytetarë të vendit kërkuan azil në BE.

Këto komente i pari i Qeverisë i ka bërë gjatë konferencës së tretë ndërkombëtare “Gërmia Hill” që po mbahet në Prishtinë, në të cilën për dy ditë rresht do të diskutohet për migrimin, luftën ndaj terrorizmit dhe radikalizmit, si dhe konflikti në Ukrainë dhe Siri.

Uji Dea

“Ne kemi arritur që nga 13 mijë azilkërkues nga Kosova që kanë kërkuar azil përmes Hungarisë në shkurt të vitit të kaluar, numri në dhjetor të vitit që shkoi ka qenë 5 persona”, ka thënë Mustafa. Shefi i Qeverisë, duke folur për luftimin e terrorizmit dhe radikalizmit, tha se sipas shërbimeve shtetërore, numri i kosovarëve në konfliktet në Siri dhe Irak ka rënë nga rreth 300 sa do të kenë qarkulluar andej e këndej gjatë viteve të fundit, në më pak se 70 vetë, që mund të gjenden tani atje.

“Janë arrestuar shumë avokues të ISIS-it, janë thyer rrjetet e rekrutimit, janë mbyllur shumë OJQ që e kanë keqpërdorur Kosovën për objektiva radikale, dhe janë marrë masa ligjore ndaj fondeve që dyshohet se janë përdorur për këto aktivitete”, ka theksuar ai. Mustafa bëri me dije se këtë vit presin të bëjnë transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.