Uji Dea

Mustafa: 2015-a, vit i vendimeve të mëdha për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në mbledhjen e katërt të Këshillit Kombëtar për Zhvillim të Ekonomisë të organizuar nga Qeveria e Kosovës, kryeministri i vendit Isa Mustafa tha se viti që po lëmë pas është vit i vendimeve të mëdha dhe ndryshimeve në Kosovë.

Kryeministri vlerësoi se nënshkrimi i MSA-së ndërmjet BE-së dhe Qeverisë së Kosovës ka vënë themelet e perspektivës evropiane të Kosovës.

“MSA do të mundësojë që bizneset tona të kenë qasje në një treg shumë më të madh, krejtësisht tjetër që kemi pasur deri tani, prej 500 milionë konsumatorëve”, tha Mustafa.

Fundamenti

“Viti që po përmbyllim i vendimeve të mëdha dhe i ndryshimeve në Kosovë, i krijimit të ambienteve të biznesit, vit i nënshkrimit të MSA-së me BE-në. Këtë vit do të të shënojmë rritje ekonomike, që në vitin e ardhshëm do të jetë edhe më e lartë dhe do të mundësojë gjenerim të vendeve të punës”, tha Mustafa.

Ai tha se pakoja e re fiskale që u implementua në shtator të këtij viti ka dhënë rezultate konkrete ekonomike duke shtuar se më shumë efekte priten në të ardhmen. Po ashtu, sipas Mustafës Qeveria e Kosovës përmes këtyre reformav e ia ka dalë të arrijë stabilitet ekonomik. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.