Eko Higjiena

Musmurati: Vitia më “specifike”, Gjilanin nuk e kemi problem

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Basri Musmurati koordinator për zgjedhjet në PDK tha për rajonipress se ka përafrim të qëndrimeve në degën e Vitisë. Unë jam i sigurt se para zgjedhjeve edhe dega e PDK-së në Viti do të jetë unike. Për Gjilanin thotë se nuk e kanë problem , meqë atje fitorja është e sigurt.

Basri Musmurati nuk e pranon faktin se në degën e PDK-së në Viti ka mospajtime të mëdha e të thella. Madje sipas tij atje ndonëse është një nga degët më specifike, dega e PDK-së është unike dhe po punon e po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme.

Musmurati koordinator në PDK tha për rajonipress se jemi të interesuar që t`i ulim bashkë edhe Daut Xhemajlin edhe Nexhmedin Arifin. “Kohëve të fundit ka një përfarim të tyre dhe gjasat janë shumë reale që para zgjedhjeve të dalim unik edhe me degën e Vitisë” tha Musmurati, raporton rajonipress.

Musmurati e pranon faktin se dega e PDK-së në Viti është më specifike. “Realisht nga kryesia qendrore nuk jemi përzier shumë me problemet e brendshme të Vitisë sepse ka kundërshtime dhe këto kanë qenë normale për PDK dhe të pritura” tha ai.

FIDANISHTJA

Sipas Musmuratit deri më 20 gusht PDK-ja në nivel vendi pritet të bëjë publike të gjithë kandidatët e saj për kryetar komunash.

Ndryshe sipas tij në Gjilan për dallim nga Vitia nuk presin telashe. “Gjilani është i fort dhe atje punët janë më ndryshe. Në Gjilan nuk kemi probleme për fitore sepse ajo është e sigurt meqë janë bërë punë të mira e të mëdha” tha Musmurati.

Musmurati nuk deshi të komentoj polemikat mes Zenun Pajazitit e Qemajl Mustafës. “Edhe në Gjilan do të jemi unik dhe edhe më të bashkuar bile” tha shkurt Musmurati./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.