United Hospital

Musmurati : Vërejtjet e PDK-së së Gjilanit janë të arsyeshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Basri Musmurati koordinator i PDK-së tha për rajonipress se vërejtjet e degës së PDK-së së Gjilanit janë të arsyeshme dhe me vend. Është e vërtetë se dega e Gjilanit ka merituar të ketë ministra në Qeveri, por krejt kjo ndodhi për shkak të koalicionit. Besoj se tani me zv.ministrat mund ta përmirësojmë pak gjendjen thotë ai.

Ndonëse kanë nisur dorëheqjet në degën e PDK-së së Gjilanit dhe është kërkuar ndërhyrja e Hashim Thaçit, ky i fundit për shkak të angazhimeve të shumta ende nuk ka gjetur kohë që ta vizitojë Gjilanin dhe të merret me kërkesat e tyre që lidhen me përfaqësimin e njerëzve të Gjilanit në Qeverinë e Isa Mustafës, raporton rajonipress.

Mobi Casa

Megjithatë, Basri Musmurati ende ka shpresë se këto vërejtje të partiakëve nga Gjilani do të përmirësohen me caktimin e zv.ministrave. Musmurati për rajonipress i quan të arsyeshme vërejtjet e degës së Gjilanit. “Vërejtjet e degës së PDK-së së Gjilanit janë të arsyeshme dhe me vend. Është e vërtetë se dega e Gjilanit ka merituar të ketë ministra në Qeveri, por krejt ndodhi për shkak të koalicionit. Besoj se tani me zv.ministrat mund ta përmirësojmë pak gjendjen” thotë ai

Musmurati tha se dega e PDK-së në Gjilan është stabile dhe e qëndrueshme. “Ata i kanë do vërejtje që janë të arsyeshme. Është një defekt që dega ka koordinator e jo kryetar, por shpejt Thaçi do të dal në Gjilan. E di që një aktivist yni ka dhënë dorëheqje nga kryesia, por jo edhe Këshilli Drejtues, për shkak të angazhimeve që ka në biznesin e tij” tha Musmurati./rajonipress/

Mund të ju interesoj: