Mobi Casa

Musmurati thotë se PDK s’ka konkurrentë, s’i tutet zgjedhjeve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati, ka thënë se Demarkacioni duhet të kalojë, pasi kështu ecet përpara me proceset integruese në vend. Ai ka theksuar se PDK për këtë çështje ka një mendim homogjen, dhe ka një vendim të kryesisë që të votojnë unanimisht këtë marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi.

Sa i përket koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ai ka thënë në televizionin Rrokum se koaliconi është stabil dhe se nuk kanë ndonjë mosmarrëveshje për çështje programore.

Eco Higjiena

Sekretari i PDK’së ka thënë se aktualisht vendi nuk ka nevoje për zgjedhje të jashtëzakonshme, ngase koalicioni është stabil, por edhe se për çështje të caktuara edhe i ka votat për miratimin e ligjeve në Kuvend.

Por, ai ka thënë se nëse ndodhin këto zgjedhje, atëherë PDK’ja është e gatshme edhe për zgjedhje, ngase ky subjekt politik ka një strukturë jashtëzakonisht mirë të organizuar dhe nuk ka ndonjë vend ku s’ka nëndegë e seksion të PDK’së.