KKVITI

Musliu: Zyren për Luginën në Prishtinë, nuk do ta udhëheq personi që nuk jeton dhe vepron në Luginë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në komunën e Gjilanit tashmë është duke funksionuar zyra për shqiptarët e Luginës së Preshevës, e cila udhëhiqet nga një person i cili jeton dhe vepron në Gjilan. Hapja e kësaj zyre ka qenë kërkesë e kahmotshme e liderëve politik të Luginës si dhe premtim nga kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, që më në fund u realizua.

Kjo komune më 30 dhjetor ka hapur zyrën për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Kryetari i Asambles komunale të Bujanocit njëherit kryetarë i këshillit Kombëtarë shqiptarë Junuz Musliu tha sot se, kërkesa jonë është realizuar dhe tani e tutje hapja e kësaj zyreje do t’ia lehtësoj punën qytetarëve të Luginës e po ashtu edhe atyre luginasve që jetojn në Kosovë.

HW

Hapja e Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, vije si premtim i kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, ka rëndësi të madhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, thot mëtej Musliu.

Ai tha se, “kjo zyrë e hapur në Gjilan do t’i dal në ndihmë qytetarëve të Luginës kur dihet se një numër i madh i atyre qytetarëve të Luginës që jetojn në Kosovë nuk posedojn dokumente dhe kjo zyre pikërisht është hapur për zgjidhjen e këtyre problemeve. Sipas Musliut nuk do të thot se kjo do të jetë zyra e vetme në Kosovë, një zyre e till së shpejti do të hapet edhe në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, por në këtë zyre duhet të punoj personi adekuat nga Lugina që jeton në Lugin e jo në Kosovë, tha kryetari i këshillit Kombëtar Shqiptarë.

Për hapjen e zyrës në Prishtin ka folur edhe Kryetari i Lëvizjes Qytetare Vatra, Sejdulla Kadriu, ku ka deklaruar se pas hapjes së Zyrës për Luginën e Preshevës në Gjilan, është e domosdoshme që një zyrë e tillë të hapet edhe në Qeverinë e Kosovës, konkretisht në Prishtinë./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.