Fundamenti

Musliu uron Kosovën për anëtarësimin në UEFA

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu shpreh përgëzimet më të sinqerta për anëtarësimin e Kosovës në Federatën Evropiane të Futbollit.

Anëtarësimi i Federatës së Futbollit të Kosovës në Federatën Evropiane të Futbollit, pra në UEFA është një e arritur e madhe jo vetëm për futbollin në Kosovë, por edhe për vetë Republikën e Kosovës e cila gradualisht po anëtarësohet si shtet në institucionet evropiane e ndërkombëtare.

Eco Higjiena

Këshilli Kombëtar Shqiptar konsideron se me anëtarësimin në UEFA të Kosovës është një e arritur e madhe edhe për Luginën e Preshevës. Patur parasysh një numër i konsiderueshëm i futbollistëve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja luajnë për klubet më të mira të futbollit në Kosovë, ku do të mund tashmë edhe në arenën evropiane të shprehin talentin tyre.

Me këtë rast uroj Republikën e Kosovës, Federatën e Futbollit të Kosovës, futbollistët dhe të gjithë sportdashësit shqiptarë kudo që janë, sepse po hapen dyert edhe për talentët nga Lugina e Preshevës. Gjithashtu, ky është edhe një hap i madh drejt familjes së madhe evropiane./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.