Mobi Casa

Musliu uron fillim vitin shkollor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Me rastin e fillim vitit shkollor, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu, në emër të këtij institucioni shpreh urimet më të sinqerta për të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërit.

KKSH inkurajon që në këtë ditë të rëndësishme, që shënon një fillim të ri në rrugëtimin drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur të reflektohet njëkohësisht edhe për të ardhmen e Preshevë, Bujanocit dhe Medvegjës. Përgëzojmë të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin, profesionalizmin, vlerat dhe virtytet njerëzore që po transmetojnë në edukimin e brezave të ardhshëm. Njëkohësisht, me përulësi të rikujtojmë dhe nderojmë lartë të gjithë brezat e kaluar që sakrifikuan për arsimin në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Mobi Casa

KKSH është e indinjuar me mungesën e teksteve shkollore si dhe kjo gjendje e tillë është e papranueshme, për çfarë kemi njoftuar të gjitha instancat dhe institucionet relevante në Serbi, Kosovë dhe Shqipëri. KKSH do të angazhohet me gjithë kapacitetet e saj dhe me ndihmën e Kosovës dhe Shqipërisë me shpresë që në të ardhmen të zgjidhet kjo çështje. Ftojmë për angazhim të të gjithëve që të sigurohen të gjitha tekstet shkollore si e drejtë ligjore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.