Hidromorava

Musliu takon të rinjtë e Sanxhakut

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Bujanoc – Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu priti në takim një grup prej 20 të rinjve boshnjak nga Sanxhaku dhe shqiptarë nga Lugina e Preshevës, të organizuar nga Iniciativa Akademike Forum 10 në kuadër të programit të këmbimit, qëllimi i së cilit është njohja me punën dhe aktivitetet Këshillit Kombëtar Shqiptar mbështetur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur.

Kryetari i KKSH-së, elaboroi për gjendjen politike dhe të sigurisë para të rinjëve me theks të veçantë në formimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare, problemi i librave shkollor në gjuhën shqipe, bisedimet e Brukselit në mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe hapjen e kaptinave për negociata të Serbisë me Bashkimin Evropian.

Musliu gjithashtu theksoi se pa zgjidhjen e problemit politikë të Luginës së Preshevës në Ballkan edhe më tej nuk do të ketë qetësi, për më tepër në vazhdimësi kemi kërkuar që në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit të diskutohet edhe për Luginën e Preshevës. Nga se reciprociteti është kërkuar me të gjitha dokumentet e përbashkëta të të gjitha partive politike shqiptare dhe për ne standardet e dyfishta janë të papranueshme.

Gjithashtu, kryetari Musliu tërhoqi edhe diagonale mes problemeve politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe boshnjakëve në Sanxhak duke theksuar se ka mjaft hapësirë ku interesat e shqiptarëve dhe boshnjakëve përputhen, dhe në këtë kuadër po mundohemi që ti prezantojmë bashkërisht. Por në këtë kuptim duhet edhe më tej ngritur bashkëpunimin e dy palëve.

UBT

Musliu nënvizoi se njëherë e përgjithmonë duhet të zgjidhim çështjet që kanë të bëjnë me serbët në Kosovë, por njëkohësisht duhet të reflektoj edhe zgjidhjen e çështjes politike të Luginës së Preshevës e në këtë kontekst edhe të boshnjakëve në Sanxhak duke vendosur standarde të barabarta për të gjitha pakicat kombëtar në Ballkan.

Udhëheqësi i Iniciativës Akademike Forum 10, Fahrudin Kladniçanin, shprehu mirënjohjen e thellë për këtë takim dhe theksoi se njohja e drejtpërdrejt e të rinjëve me këto sfida është e një rëndësie të veçantë.

Vlen të theksohet se grupi i të rinjëve të organizuar nga Iniciativa Akademike Forum 10 para tri jave kishte vizituar Këshillin Kombëtar Boshnjak në Novi Pazar thuhet në njoftimin e KKSH./rajonipress/