HW

Musliu takon Robert Sepin dhe Violeta Qoriq

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, priti në një takim pune me zëvendës Ombusmanin për të drejtat e pakicave kombëtare në Serbi, Robert Sepi dhe kryesuesen e Departamentit për të drejtat e pakicave kombëtare në Ombusman Violeta Qoriq. Ndërkaq, në takim mori pjesë edhe Kryeshefi i administratës komunale në Komunën e Bujanocit, Nasim Rexhepi.

Gjatë takimit u shqyrtuan problemet më akute në realizimin e të drejtave të qytetarëve dhe mënyrën për tejkalimin e tyre.

Këshillit Kombëtar Shqiptar është i angazhuar në ruajtjen, mbrojtjen dhe avancimin e drejtave kolektive të shqiptarëve theksoi kryetari Musliu dhe më tej vazhdoi se është imperativ për realizimin, fillimisht të kompetencave të këtij institucioni si në arsim, kulturë, informim, përdorim zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip. Ndër të tjera kryetari Musliu gjatë takimit theksoi mos gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Serbisë për të i zgjidhur problemet e shqiptarëve në Luginës së Preshevës, për më tepër diskursi i tyre diskriminues është një pengesë serioze edhe në vetë zbatimet e ligjeve të këtij shteti dhe shkeljes flagrante të konventave ndërkombëtare. Këtë e dëshmon edhe vala e re në mënyrë të organizuar nga instrumentat e Ministrisë së Punëve të brendshme, përkatësisht nga Stacionet Policore me pasivizimin e vendmanime. Me ç`rast shqiptarëve po i mohohen të drejtat elementare në disponimin e korpusit të drejtave të garantuara jo vetëm me Kushtetutë, por edhe nga konventat ndërkombëtare.

ARKATANA

Përfaqësuesit nga Ombusmani shprehën gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar dhe ndjekur të gjitha procedurat ligjore në mënyrë që qytetarët të mundë të realizojnë të drejtat e tyre.

Vlen të theksohet se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka nisur një sërë procedurash para institucionit të Ombusmanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.