ARKATANA

Musliu takon Komisionin Evropian, paraqet gjendjen e rëndë të shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu, të premten ka pasur takim pune në Beograd me misionin e ekspertëve faktëmbledhës të Komisionit Evropian të përbërë nga Chloe Laurenc dhe Anastacia Crickley. Mandati i tyre ishte mbledhja e fakteve mbi gjendjen e pakicave kombëtare në Serbi, prandaj ishin jashtëzakonisht të interesuar për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në kumtesën e lëshuar nga KKSH, thuhet se kryetari Musliu gjatë këtij takimi ka njoftuar misionin e ekspertëve të Komisionit Evropian me gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Duke filluar me qasjen diskriminuese të Qeverisë së Serbisë për regjistrimin popullsisë 2011, si abuzimi me të drejtat individuale dhe kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës si dhe qasjen slektive në zbatimin e ligjeve nga ana e shtetit të Serbisë.

Gjithashtu, Musliu ka njoftuar përfaqësuesit e Komisionit Evropian me mos zgjidhjen e problemit të të dëbuarve, arrestimet e inskenuara politike të ish luftarëve të UÇPMB-së si dhe problemet që i bëhen në fushën e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe dhe shkrimit të saj.

Mobi Casa

“Theks të veçantë Musliu i kushtoi edhe fenomenit të shlyerjes nga regjistrat, përkatësisht pasivizimin e vendbanimeve të shqiptarëve duke theksuar që është jokushtetues dhe me këtë po i mohohen qytetarëve shqiptar të gjitha drejtat elementare. Në fund kryetari Musliu dorëzoi raportin me shkrim për gjendjen e Luginës së Preshevës”, thuhet në kumtesë, transmeton Titulli.com.

Misioni i ekspertëve faktmbledhës të Komisionit Evropian përpilon raportin mbi gjetjet në teren, dhe nëpërmjet këtij raporti përcaktohen obligimet konkrete për Serbinë gjatë procesit të anëtarsimit në Bashkimin Evropian. /Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.