ARKATANA

Musliu takon grupin e ekspertëve ndërkombëtar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bujanoc – Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, priti në një takim pune Grupin e ekspertëve ndërkombëtar për vlerësimin e regjistrimit të popullsisë në Luginën e Preshevës.

Gjatë takimit u shqyrtua problemi i regjistrimit të popullsisë si dhe metodat dhe metodologjitë për vlerësimin e popullsisë në Luginën e Preshevës.

Këshillit Kombëtar Shqiptar është i angazhuar në ruajtjen, mbrojtjen dhe avancimin e drejtave kolektive të shqiptarëve, andaj sipas kryetari Musliu vlerësimi i numrit të qytetarëve shqiptar është në interes të shqiptarëve që ky proces të jetë i drejt dhe dinjitozë në pasqyrimin e popullsisë shqiptare në këto treva. “Ne jemi për një proces transparent që do të përfshijë të gjithë indikatorët e rëndësishëm në vlerësimin e popullsisë e posaçërisht të shqiptarëve në Luginën e Preshevës” tha Musliu.

FIDANISHTJA

Vlen të theksohet se Regjistrimin e Popullsisë në Republikën e Serbisë gjatë vitit 2011 shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë bojkotuar.

Ndërkaq, në Opinioni e Tretë të Komiteti Këshillëdhënës të Këshillit të Evropës mbi zbatimin e konventës kuadër është nënvizuar që Republika e Serbisë të ketë qasje fleksibile në mbledhjen e të dhënave dhe vlerësimin e popullsisë shqiptare në Luginën e Preshevës thuhet në njoftimin e shërbimit për informim të KKSH-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.