Hidromorava

Musliu takoi Zëvendës kryeministrin Shala

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bujanoc – Në selinë e Keshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu sot realizoi një takim me një delegacion nga Republika e Kosovës i prirë nga zv/kryeministrin dhe ministrin e kulturës, rinisë dhe sportit, Kujtim Shala dhe i përcjellur nga Ambasadori në Beograd i Republikës së Kosovës, Valdet Sadiku.

Kryetari Musliu paraqiti para zv/kryeministrit Shala, jo vetëm gjendjen e përgjithshme politike dhe të sigurisë, por edhe me sfidat me të cilat janë duke u përballur, KKSH dh shqiptarët e Luginën e Preshevë si dhe çështjet që presin të zgjidhen duke vërë theksin në çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip si kompetenca ekskluzive dhe çështjet me rëndësi të veçantë për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

“Presim që bashkëpunimi ynë tashmë institucional të ngrihet në një nivel rajonal me rezultate konkrete, patur parasysh që Kosova është faktor tashmë i rëndësishëm i Ballkanit dhe si shtet që po dialogon në Bruksel me Beogradin e ka fuqinë e mjaftueshme për të mbështetur edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës” theksoi Musliu dhe më tej vazhdoi se “ne ndjejmë se kemi obligime dhe detyrime të ndërsjella andaj nuk kërkojmë as më shumë as më pak se sa reciprocitet me drejtat e serbëve në Kosovë”.
Zv/kryeministri Shala shprehet se kjo është vizita e parë në Luginën e Preshevës dhe se Qeveria e Kosovës ka gatishmërinë për të ndihmuar këtë rajon.

GRANDEMALL

“Jemi në pëcjellje të gjendjes në Luginën e Preshevës, kemi gatishmërinë e plotë për të ndihmuar këtë rajon për çështjet e caktuara, dëshirojmë që nivel institucional të lidhim marrëveshje dhe memorandume ashtu siç kemi bërë me komunën e Preshevës dhe Bujanocit, sigurisht në një ardhme jo të larg do ta bëjmë edhe me Këshillin Kombëtar Shqiptar” theksoi Zv/kryeministri Shala.

Pasi që Musliu i kërkoj edhe një vizitë të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa që të “shoh për së afërmi dhe të prek realitetin e shqiptarëve të këtushëm. Zv/kryeministri Shala shprehi pajtimin që një gjë e tillë të ndodhë.

Vlen të theksohet se pas takimit përveç tjerash kryetari Musliu ndau “Mirënjohje” Zv/kryeministrit Kujtim Shala në shenjë falënderimi për vizitën e realizuar me shpresë që të konkretizohet she intensifikohet bashkëpunimi me institucionet e Republikës së Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.