FIDANISHTJA

Musliu takoi deputeten Vjosa Osmani

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu priti sot në takim deputeten e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryetari Musliu e njoftoi me rrjedhat e KKSH-së, punën, orientimet dhe çështjet që presin të zgjidhen duke vërë theksin në çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip si kompetenca ekskluzive dhe çështjet me rëndësi të veçantë për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

“Takimi ynë ishte i karakterit konsultativ ku e njoftuan deputeten Osmani me problemet dhe sfidat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Presim që në agjendën e ligjvënësve të Republikës së Kosovës të jetë edhe çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në këtë mënyrë të ndihmojnë dhe japin kontributin e tyre. Bashkëpunimi ynë tashmë institucional të ngrihet në nivele më të larta me rezultate konkrete sa i përket reciprocitet, duke patur parasysh që Kosova është faktor tashmë i rëndësishëm i Ballkanit dhe si shtet që po dialogon në Bruksel me Beogradin e ka fuqinë e mjaftueshme për t`i dhënë krah edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës” theksoi Musliu dhe më tej vazhdoi se “është e pakuptim sa i përket teksteve shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës të dërguara si donacion i Republikës së Kosovës të mbeten peng në terminalin doganor”.

KKVITI

Deputetja Vjosa Osmani e cila është edhe në Komisionin parlamentar për integrime evropiane dhe përfaqësuese e Parlamentit të Kosovës në Këshillin e Evropës theksoi se “Kjo është hera e parë në Bujanoc dhe e dyta në komunën e Preshevës ku jam njoftuar për së afërmi me problemet dhe sfidat që kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Si deputete do të angazhohem që Qeveria e Republikës së Kosovës në procesin e bisedimeve në Bruksel me Beogradin, të ngritet edhe çështjen e avancimit të pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Sa u përket të drejtave të pakicave të jenë në raporte reciproke sepse është e pakuptimtë që shqiptarët e Luginës së Preshevës mos të gëzojnë të drejtat e barabarta me pakicat tjera të rajonit, duke filluar nga çështjet e arsimit e kështu me radhë”

Vlen të theksohet se në fund të takimit në shenjë mirënjohje për interesimin dhe kontributin e deputetes Vjosa Osmani, kryetari Musliu i ndau mirënjohje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.