UBT

Musliu takoi Ambasadorin Sadiku

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, u takua me Ambasadorin e Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Kryetari Musliu e njoftoi me çështjet që presin të zgjidhen duke vënë theksin në çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip, sikur dhe çështjet me rëndësi të veçantë për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës
Ambasadori Sadiku theksoi se duhet veprohet konform rrjedhave rajonale dhe se vetëm forcimi i bashkëpunimit, mirëkuptimi i situatës politike mund të zgjidhë çështjet e pazgjidhura.

ARKATANA

Kryetari Musliu e falënderoi për vizitën që po i bënë Luginës së Preshevës dhe se është shumë e rëndësishme që shteti i Kosovës po luan një rol aktiv sa i përket shqiptarëve të kësaj treve.

Vlen të theksohet se vizitat e zyrtarëve qeveritar dhe shkëmbimi më i madh ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve dhe adresimin e sfidave të ndryshme përmes dialogut./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.