HW

Musliu takohet me Ambasadorin Boçka

/ 2 minuta lexim
HW

Kryetari Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu është takuar sot me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, në selinë e KKSh-së në Bujanoc.

Takimi u realizua në frymën situatës politike të krijuar pas Marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel nga Prishtina dhe Beogradi.

Gjatë këtij takimi u diskutuar rreth iniciativës së kryetarit të KKSh-së për thirrjen e seancës së Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja që do të mbahet në shtator. Si dhe unitetin brenda subjekteve politike shqiptare rreth kësaj çështjeje.

HW

Gjithashtu, u bisedua edhe për rrjedhën e kësaj seance me ç`rast kryetari Musliu theksoi se do të dalin me një Deklaratë të përbashkët politike ku do ti paraqesim kërkesat tona për Luginën e Preshevës.

Në interesimin e Ambasadorit Boçka se a do të jenë këto kërkesa të njëjta me ato të serbëve në Kosovë, kryetari Musliu theksoi se është koha e fundit që edhe zëri i Luginës së Preshevës duhet të dëgjohet dhe problemi politikë i Luginës së Preshevës të zgjidhet.

Vlen të theksohet se KKSH mbanë takime të rregullta jo vetëm me Ambasadën e Shqipërisë, por edhe të Kosovës dhe vendeve më të fuqishme perëndimore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.