FITORJA

Musliu takime të rëndësishme me institucionet kosovare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Një delegacion i Lëvizjes së Progresit Demokratik, të udhëhequr nga lideri i saj, Jonuz Musliu, zhvilloi, në Prishtinë, takime me kryetarin e Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqin, ish kryeministrin Bajram Kosumi dhe Bujar Dugolli nga Rektorati i Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi me zyrtarët e lartë kosovarë, ishte njohja për së afërmi me shqetësim, të cilat aktualisht, po e përcjellin gjendjen politike dhe të sigurisë në rajonin e Luginës së Preshevës e posaçërisht në Komunën e Bujanocit, e cila sa vjen e ashpërsohet, me tendenca të keqësimit të mëtejmë.

Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, i njoftoi bashkëbiseduesit, se kjo gjendje e rëndë alarmuese vjen në momentin kur tashmë kanë filluar bisedimet shqiptaro-serbe, në nivel kryeministrash Thaçi-Daçiq, pastaj përgatitja për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë si dhe planifikimi i xhandarmërisë serbe për ngritjen e një kompleksi memorial, në vendbanimet shqiptare në midis Lluçanit dhe Dobrosinit, për të rënët në luftë kundër ish pjesëtarëve të UÇPMB-së.

FIDANISHTJA

Gjithashtu gjatë këtij takimi u bisedua edhe për problemet e tjera me të cilat po përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës, në fushën e arsimit të lartë, mosrealizimi në praktikë i dygjuhësisë dhe rregullimi me ligj i përdorimit të lirë të simboleve kombëtare, pastaj shpërnguljet në heshtje në vendet perëndimore si dhe polisat e sigurimit në kufirin e Kosovës, të cilat janë të papranueshme për shqiptarët të këtyre viseve etnike.

Përfaqësuesit institucionalë të Kosovës, shprehën një keqardhje të thellë për të gjitha ato, që po ndodhin me shqiptarët e Luginës dhe treguan një gatishmëri për të ushtruar trysni tek ndërkombëtarët dhe Beogradi për zgjidhjen e qëndrueshme të problemeve me të cilat po ballafaqohen shqiptarët në: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njofton Qendra për Informim e LPD-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.