Eko Higjiena

Musliu: Stankovic po provokon!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Preshevë – Deklaratat e patronit të Këshillit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq për “ndryshimin e flamurit kombëtar për shqiptarët e Luginë së Preshevës, jo që është kundërshtuar pror edhe mund të provokojë reagime të ashpra dhe protesta të shqiptarëve në Luginë, kështu së paku e pohojnë liderët e Luginës për “Presheva Jonë”.

Rreth propozimeve apo deklaratave të shefit të TK Zoran Stankovic rreth flamurit kombëtar për ndryshimin e flamurit te minoriteti shqiptare në Serbi ju është përgjigjur i pari kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit Jonuz Musliu, ish-drejtor politik i SHP të UÇPMB-së.

Sipas Musliut Stankovici me deklaratat e tija rreth flamurit tonë po prek aty ku s’preket, ato janë më shumë se provokative, janë nxitje dhe destabilizim i situatës ashtu të brishtë në Luginën e Preshevës. Nëse Stamenkovic e ka përnjëmend me deklaratat e tij, ai përnjëmend do të gjejë edhe përgjigjen, atë që po e kërkon destabilizimin e Serbisë, ku popullata jonë nuk do të tolerojë këto provokim të radhës. Edhe durimi dhe provokimet e kanë fundin e vetë. Stankovic nëse donë me ndryshua flamurin e tij serb mund të bëj çfarë te dojë, por kurrsesi flamurin shqiptar…”

Hidromorava

Kryetari i kuvendit të Bujancoit Musliu, në vazhdim i kujton Stankovict se, flamurin tonë kombëtar, flamurin e Skënderbeut nuk ka mundur ta ndryshoj askush deri tash gjatë këtyre pesë shekujve të fundit…Për Flamurin tonë vendos Lugina, vendos Tirana e Prishtina e assesi Stankovici apo Beogradi, ka pohuar në vazhdim Musliu.

“Flamuri jonë shqiptarë nuk guxon assesi të preket nga askush sepse aradheve tona ushtarake në UÇK, në UÇPMB ai ju prirë..me provokimet e tilla sikur të Stankovicit, të Beogradiit apo tjetër kujt do të përballej me reagime e protesta jo vetëm nga shqiptarët e Luginës , por edhe më gjerë…Për flamurin tonë është derdhur gjak dhe ai me gjak do të mbrohet..” ka deklaruar në fund Musliu për “Presheva Jonë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.