UBT

Musliu-Shoshi: Kurti theu parimin kryesor në bisedimet me Serbinë, i harroi të zhdukurit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, konsideron se kryeministri Albin Kurti, ka thyer parimin kyç në raport me Serbinë – kërkimfalja nga ana e Serbisë.

Musliu-Shoshi ka thënë se jo që nuk ka marrë kërkimfaljen nga Serbia, por Kurti i ka harruar në tërësi të zhdukurit.

Në një deklarim për Ekonomia Online, deputetja e PDK-së, ka thënë se shefi i ekzekutivit të pagjeturit i ka trajtuar në mënyrë periferike.“E kemi parasysh që premtim kryesor i Kurtit edhe kusht kryesor që të ulet në tavolinë dhe të dialogojë apo të bëjë negociata me Serbinë ka qenë deri sa të gjendet i pagjeturi i fundit. Ne jemi dëshmitarë përveç që është ulur dhe ka dialoguar i ka harruar në total këtë çështje apo këtë kusht që e ka pasur kryesor. Çka kemi parë është se në marrëveshje çështja e të pagjeturve është trajtuar krejtësisht në mënyrë periferike; në qendër e kemi Asociacionin, dhe në as një mënyrë nuk e kemi trajtimin e të pagjeturve”, tha ajo.

Hidromorava

Ajo po ashtu potencoi se kjo çështje trajtohet në një pikë të marrëveshjes për të cilën do të diskutohet më vonë, por që fati i personave të pa gjetur nuk është në qendër ashtu siç ishte premtuar.

“E dimë që kjo pjesë trajtohet si një pikë e veçantë, për të cilën do të diskutohet më vonë, mirëpo nuk është në qendër ashtu siç ka qenë edhe premtimi”.“Jeni dëshmitarë që në mbledhjen e fundit në raportimin e fundit që kishte zotëri Bislimi, si i ngarkuari kryesor me këtë temë në Komisionin për Punë të Jashtme, çka kemi parë është që edhe në prezantimin e shkurtër që e pat në komision, çështja e të pagjeturve nuk është përmendur, ai e ka përmendur vetëm atëherë kur unë i kam bërë pyetje. Përgjigja e tij tek atëherë ishte se jemi në fund të një marrëveshjeje finale, jemi duke diskutuar vetëm draftin e fundit, mirëpo del që kjo marrëveshje nuk ka qenë as duke diskutuar, mirëpo e ka pasur vetëm një mashtrim brenda komisionit”, tha ajo për EO.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.