Musliu reagon ashpër, nuk po trajtohen si duhet studentët e Luginës
Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ashpër ndaj trajtimit të kandidatëve aplikant për studime në Universitetin Mjekësor të Tiranës.
Këshilli Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me institucionet tjera në vazhdimësi nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe institucionet tjera të arsimit të lartë ka kërkuar që të dyfishoj kuotat për kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në raport me vitet e kaluar.
I gjithë ky proces ka qenë jo transparent në ndarjen e kuotave qoftë në studimet e ciklit të parë apo të ciklit të dytë në institucionet e arsimit universitar të Republikës së Shqipërisë dhe më tej janë të panjohura për kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.
Tashmë, ndër vite një numër i konsiderueshëm i studentëve kanë përzgjedhur të arsimohen në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë. Me gjithë problemet në këtë proces është siguruar që një numër i konsiderueshëm të regjistrohen në këto institucione. Për ndryshim, që këtë vit gjatë një procesi reformash po iu shkurtohet shpresa shqiptarëve për të ndjekur studimet, gjë që i është pamundësuar edhe në Serbi.
Sot kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, ka shprehur këto shqetësime para institucioneve kompetente në Republikën e Shqipërisë.
Vlen të theksohet se Universitetit Mjekësor në Tiranë në një shkresë të përbashkët të nënshkruar nga kandidatët për statusin e studentit në këtë institucion të poentuar me pikë të barabartë, bashkërisht me kryetarin Musliu me ç`rast refuzojnë të përzgjidhet aplikanti përmes shortit, apo të përcaktohet përmes një loje fati./rajonipress/


