Uji Dea

Musliu reagon ashpër: Jo maskarenj, mos e politizoni FSK-në

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, me reagim të ashpër është përgjigjur ndaj Vetëvendosjes dhe deklaratave të saj për FSK-në në veri.

Musliu ka thënë se FSK-ja është e gjithë Kosovës, e jo e partive.

Reagimi i plotë i Musliut, pa ndërhyrje:

FSK-ja është e Kosovës, jo e partive.

Heroizmi i ushtarëve nuk guxon me u keqpërdor për me mbulu paaftësinë qeverisëse.

Në vend se të heshtin e të tregojnë respekt për një jetë të humbur, këta po tregojnë disrespekt për të ndjerin dhe familjen e tij.

Sa turp, aq edhe mjerim!

Në krejt këtë maskaradë, po na intereson veç një gjë:

Uji Dea

Ku e morën këta këtë ushtri, kur thonë që kur erdhën në pushtet e gjetën Kosovën të shkatërruar?

A thua FSK-në e gjetën në ndonjë pako Smoki???

Apo edhe ajo ka zbritë nga qielli, njëjtë si “sukseset” që veç ata i shohin?

Jo, maskarenj, mos e politizoni FSK-në!

Kjo është ushtri e ndërtuar nga breza me mund, me sakrificë dhe me përkushtim.

FSK nuk është ndërtuar me statusa në Facebook. FSK ka dalë nga gjaku i bijave dhe bijve më të mirë të Kosovës!

Respekt për ushtarët tanë!

Turp për ata që po i shfrytëzojnë për PR politik!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.