Fundamenti

Musliu proteston para Vuçiqit: Ku janë tekstet në gjuhën shqipe

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu, ka zhvilluar një debat me kryeministrinë e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bujanoc.

“Dialogu” u hap në momentin kur kryeministri Vuçiq doli në foltore, përderisa nga ulësja në amfiteatër, ku po përurohej hapja e godinës së re të degës së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, u paraqitë kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu, duke kërkuar nga kryeministri lirimin e teksteve për nxënësit shqiptar që po mbahen në terminalin doganorë, donacion të Ministrisë së Arsimit të Qeverisë së Kosovës.

“Ku janë librat, ku janë librat”, iu drejtua Musliu, Vuçiqit, ndërsa ky iu përgjigj: “Jonuz, nëse mendon se jam frikuar atëherë je mashtruar keq”, ku më pas pasuan duartrokitjet në sallë.

Gjatë kësaj kohe kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i sugjeronte me dorë Musliut që të ulej, kurse Musliu vazhdoi debatin me Vuçiqin.

Eco Higjiena

“Po flas me argumente, nuk po lejoni librat, po i mbani të burgosura”, u shpreh Musliu, ndërsa kryeministri iu përgjigj se “librat nuk maten si derrat dhe kamionët me kilogramë, por me kualitetin e librit”.

Musliu insistonte të merrte përgjigje nga kryeministri se kur mund të lirohen librat, kurse ai sërish i përgjigjet: “Jonuz, librat nuk mund të arrestohen”, mirëpo kryetari i KKSH-së i thotë se ato i keni arrestuar.

Ky debat i nxehtë është zhvilluar para Ministritë të Arsimit të Serbisë si dhe korit diplomatikë, pjesëmarrës në përurimin e godinës së Fakultetit Ekonomik të Suboticës, dega në Bujanoc. /Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.